Një studim i realizuar nga Universiteti i Stanford ka nxjerrë në pah ndikimin e jashtëzakonshëm të Mohamed Salah jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shoqëri.
Sipas këtij studimi, që prej momentit kur Salah iu bashkua Liverpool-it, krimet e urrejtjes në zonën përreth kanë rënë me 19%. Po ashtu, komentet anti-muslimane në rrjetet sociale kanë pësuar një rënie të ndjeshme prej 50%.
Këto të dhëna tregojnë ndikimin pozitiv që figura e futbollistit egjiptian ka pasur në ndryshimin e perceptimeve dhe në promovimin e tolerancës, duke e shndërruar atë në një shembull të rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë.






















