
Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën e 26 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026, që Kombëtarja shqiptare do ta luajë ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45. Lista përfshin edhe lojtarët për një ndeshje të mundshme ndaj Ukrainës ose Suedisë më 31 mars.
Për herë të parë janë ftuar mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, ndërsa Kombëtarja do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.
Në listë janë:
Portierët
Thomas Strakosha
Elhan Kastrati
Mario Dajsinani
Mbrojtësit
Mario Mitaj
Stavro Pilo
Naser Aliji
Berat Gjimshiti
Bujar Pllana
Klisman Cake
Arlind Ajeti
Ardian Ismajli
Elseid Hysaj
Ivan Balliu
Mesfushorët
Kristjan Asllani
Adrion Pajaziti
Ylber Ramadani
Juljan Shehu
Qazim Laçi
Nazmi Gripshi
Arbër Hoxha
Anis Mehmeti
Jasir Asani
Sulmuesit
Myrto Uzuni
Ernest Muçi
Nedim Bajrami
Armando Broja






















