Sport 27 Shkurt 2026, 12:55 Nga VNA

Hishet shorti i 1/8 të Champions League: Real Madrid peshkon Manchester Cityn, PSG sfidon Çelsin

Ndaje në Whatsapp

Hishet shorti i 1/8 të Champions League: Real Madrid peshkon Manchester

Është hedhur shorti i fazës 1/8 të Champions League, duke përcaktuar përballjet më të nxehta të sezonit. Real Madrid do të sfidojë Manchester Cityn, një duel që vitet e fundit është shndërruar në klasike të futbollit evropian.

PSG do të përballet me Chelsea-n, Barcelona me Newcastle-n, ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të ndeshet me Bayern Munich.

Galatasaray-Liverpool pritet të jetë një tjetër duel i zjarrtë, duke rikthyer kujtimet e fitoreve turke 1-0 në ligë. Arsenal do të sfidojë Bayer Leverkusen, Atlético Madrid përballet me Tottenham, ndërsa Bodo/Glimt do të kërkojë të vijojë ëndrrën me Sportingun e Lisbonës. Takimet e para do të zhvillohen më 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17-18 mars.

Hishet shorti i 1/8 të Champions League: Real Madrid peshkon Manchester

Video

Elisa dëgjoje shefin.

Në garë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, përveç atyre që mund të fitojnë.

U përpoq Edi të dilte në vend të dytë por nuk e la doktori.

Këtë përgjigje duhet ta ketë shkruar Garo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme