Sport 11 Janar 2026, 09:34 Nga VNA

Thomas Strakosha: Origjina ime është nga Himara dhe jam krenar që jam shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Thomas Strakosha: Origjina ime është nga Himara dhe jam krenar që

Thomas Strakosha nuk e fsheh identitetin e tij, përkundrazi e thekson me krenari. I lindur dhe rritur në Athinë, portieri kuqezi pranon se shumë shqiptarë në Greqi zgjedhin të mos e tregojnë origjinën e tyre, por ai ka bërë gjithmonë të kundërtën.

“Takoj shpesh fëmijë në Akademinë e AEK. Ata vijnë dhe më thonë se janë shqiptarë. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe jam krenar që jam shqiptar”, u shpreh Strakosha për Athletico.gr.

Në podcast-in ku ishte i ftuar, Strakosha foli edhe për babain e tij, Foto Strakosha, duke ndjekur gjurmët e një familjeje të lidhur fort me portën. Karrierën e nisi te APOEL në Nicosia, për të vijuar më pas te Panionios në Athinë dhe Lazio në Romë, ku debutoi si profesionist dhe qëndroi për 9 vite në Serie A. Më pas u transferua në Angli te Brentford.

Në vitin 2024 u rikthye në Athinë, duke firmosur për AEK, skuadër ku aktivizohet edhe sot. Aktualisht, Thomas Strakosha renditet ndër 5 portierët më të suksesshëm në 15 kampionatet kryesore, duke e mbajtur portën e paprekur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë vitit kalendarik.

Video

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një autobus u përfshi nga flakët. Mediat vendase raportojnë se ka qenë një burrë që i ka vënë flakën vetes, e me pas i gjithë autobusi është përfshirë në flakë. Ngjarja ndodhi në qytetin Kerzers në Zvicrën perëndimore, kur një autobus që transportonte pasagjerë papritmas u përfshi nga flakët rreth orës 6:25 të pasdites të martën.

Ku je futur o Joridaa.

Biznesmeni Klodian Allajbeu doli nga ambientet e SPAK pas rreth tre orësh qëndrimi. Ai u shoqërua nga avokati i tij dhe u largua pa bërë asnjë deklaratë për gazetarët që e prisnin jashtë prokurorisë.

Dritan Leli, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës u pyet për më shumë se një orë në SPAK. Në dalje tha se "nuk ka asgjë për t'u shqetësuar".

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme