Sport 18 Dhjetor 2025, 17:14 Nga VNA

Duka kujtohet pas 24 vitesh që ka klube të varfra dhe nis fushatën për zgjedhje: Do t’u jap 3 milionë euro

Ndaje në Whatsapp

Duka kujtohet pas 24 vitesh që ka klube të varfra dhe nis

Sa herë që vjen viti kur mbahen zgjedhjet në FSHF, Armand Duka vesh petkun e “Babagjyshit” dhe premton dhurata. Këtë herë, plot pompozitet, në mbrëmjen gala të fundvitit, presidenti që ka 6 mandate në krye të federatës premtoi shpërndarjen e 3 milionë eurove për klubet shqiptare, që sipas tij po vuajnë nga një krizë financiare.

Vitin e ardhshëm, brenda muajit qershor, Armand Duka duhet të organizojë zgjedhjet për presidentin e ardhshëm dhe, megjithëse të gjithë ata që votojnë i ka “punonjës”, vartës ose të kopsitur shumë kohë para se të bëhet votimi, sërish nuk ndihet i sigurt dhe premton para.

Por pyetja është: pse i kemi klubet në krizë financiare pas 24 vitesh që Duka është në krye të futbollit? Kur kampionati që drejtohet nga Duka nuk ka besueshmëri, kur klubet janë të falimentuara dhe kur nuk është arritur të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për më shumë se dy dekada, atëherë cila është merita e presidentit që do të kërkojë edhe mandatin e shtatë?

Po këto 3 milionë euro, do të shpërndahen për presidentët që kanë të drejtë vote, apo për klubet? Nëse është për klubet, si do t’ia japë paratë Tiranës, fjala vjen, kur i ka të gjitha llogaritë të bllokuara? Po Partizanit sa para do t’i japë, që zyrtarisht thotë se nuk është në krizë? Po Lushnjës, që është klub bashkie, sa para do t’i japë dhe a lejohet që një OJF t’i japë para një ndërmarrjeje shtetërore?

Ka shumë pikëpyetje për 3 milionë eurot që premtoi Duka, por kjo nuk është hera e parë. Në tre mandatet e fundit ka premtuar të njëjtën gjë dhe rezultati ka qenë: klube më të varfra, më pak tifozë në stadium dhe më shumë servila të federatës në televizion.

Video

Elisa dëgjoje shefin.

Në garë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, përveç atyre që mund të fitojnë.

U përpoq Edi të dilte në vend të dytë por nuk e la doktori.

Këtë përgjigje duhet ta ketë shkruar Garo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme