Sport 5 December 2025, 20:58 Nga VNA

Shorti i Botërorit 2026, përcaktohen grupet; Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët në rast kualifikimi

Ndaje në Whatsapp
Shorti i Botërorit 2026, përcaktohen grupet; Shqipëria dhe Kosova

Në Washington u hodh zyrtarisht shorti i Kampionatit Botëror të Futbollit, duke përcaktuar grupet për fazën finale të turneut. Edhe pse Shqipëria dhe Kosova nuk janë ende të kualifikuara, shorti ka vendosur tashmë grupet ku ato do të pozicionohen në rast se sigurojnë biletën drejt Botërorit.

Shqipëria, nëse arrin kualifikimin përmes “Europë Play-off B”, do të bëjë pjesë në Grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë. Holanda përbën kundërshtarin më të fortë të grupit, ndërsa Japonia dhe Tunizia mbeten skuadra me eksperiencë ndërkombëtare dhe nivel të lartë konkurrues.

Në anën tjetër, Kosova, nëse arrin të kualifikohet nga “Europë Play-off C”, do të pozicionohet në Grupin D, ku i presin përballje shumë të vështira kundër SHBA-së, Australisë dhe Paraguait.

Shorti prodhoi disa grupe tepër interesante, me përballje midis superfuqive të futbollit dhe skuadrave në rritje, duke premtuar një Botëror të fortë dhe spektakolar.

 

Grupet zyrtare të Botërorit

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play-off D (Danimarka / Maqedonia e Veriut / Çekia / Irlanda)

Grupi B: Kanada, Zvicër, Katar, Europë Play-off A (Italia / Irlanda e Veriut / Uellsi / Bosnja)

Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti

Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play-off C (Turqia / Rumania / Sllovakia / Kosova)

Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao

Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play-off B (Ukraina / Suedia / Polonia / Shqipëria)

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelanda e Re

Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër

Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play-off Interkontinental B (Bolivia / Surinami / Irak)

Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play-off Interkontinental A (Kaledonia e Re / Xhamajka / R.D. Kongo)

Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana

Ky short pritet të ndezë edhe më shumë ethet e kualifikueseve, veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat synojnë të shkruajnë histori me pjesëmarrjen e tyre në Botëror.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme