Sport 26 November 2025, 10:12 Nga VNA

Shqipëria në vazon e katërt? FIFA publikon ndarjen e vazove për shortin e Botërorit 2026

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në vazon e katërt? FIFA publikon ndarjen e vazove

FIFA ka zbuluar zyrtarisht ndarjen e vazove për shortin e Kupës së Botës 2026, i cili do të hidhet më 5 dhjetor në Uashington D.C. Në vazon e parë ndodhen tre vendet pritëse – SHBA, Meksika dhe Kanadaja – së bashku me ekipet më të renditura të botës si Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Portugalia, Brazili, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

Skuadrat që do të vijnë nga “play-off”-et, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, do të jenë të gjitha në vazon e katërt, duke u konsideruar formalisht si ekipet më të dobëta në bazë të procedurës së shortit. Në këtë vazo bie edhe Italia, pasi kualifikimi i saj kalon nëpërmjet play-off-it.

Ndarja e vazove për Botërorin 2026:

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.

Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi.

Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut.

Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Fituesi i play off-it europian A, B, C dhe D, Fituesi i play off-it ndërkontinental 1 dhe 2.

Shorti pritet me interes të madh, sidomos nga kombëtaret që synojnë të sigurojnë një vend përmes play-off-it.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme