Sport 17 December 2025, 12:13 Nga VNA

Gafa e FSHF përçan kombëtaren, i kërkuan falje Uzunit pasi u shpall Gjimshiti “Lojtar i vitit”

Ndaje në Whatsapp

Gafa e FSHF përçan kombëtaren, i kërkuan falje Uzunit pasi

Në ceremoninë që organizoi Federata Shqiptare e Futbollit për mbylljen e vitit, nuk u humb rasti të krijohej sërish përçarje e panevojshme dhe tension në radhët e kombëtares. Bëhet fjalë për ndarjen e çmimeve, ato që teorikisht duhej të zgjidheshin me votë, por që në fund, prej një gabimi njerëzor, çuan në skualifikimin faktik të një futbollisti të kombëtares.

VNA ka mësuar se në votimin e bërë për “Lojtarin e vitit të kombëtares shqiptare”, të cilin zyrtarisht e fitoi kapiteni Berat Gjimshiti, rezultati final i kryesuesve kishte qenë i barabartë: 8 vota Berat Gjimshiti dhe 8 vota Myrto Uzuni. Mirëpo, në korridore thuhet se ka pasur një sugjerim “të brendshëm” që fituesi, për të dytin vit radhazi, të ishte Gjimshiti.

Kjo ka zemëruar pa masë Uzunin, i cili gjithsesi është treguar i rezervuar dhe nuk ka dashur të flasë në publik. Ai është ankuar brenda radhëve të kombëtares dhe, nga frika se mos kjo zbulohej, organizatorët i kanë kërkuar falje.

A e meriton Gjimshiti të shpallet lojtar i vitit? Pa diskutim që po. Mirëpo problemi është tek padrejtësia e përcaktimit të një fituesi pa short dhe pa rivotim, kur votat janë njësoj. Problem është edhe fakti që FSHF organizon votime të tilla ku votojnë vetë futbollistët kuqezi për të zgjedhur shokun e tyre si lojtar të vitit, duke krijuar tension krejtësisht të panevojshëm përpara ndeshjeve vendimtare të “play off”-it të Botërorit.

Dhe më keq akoma, ky tension cilësohet si një ndarje mes kuqezinjve nga Shqipëria dhe atyre nga trojet e Kosovës. Kjo është shumë e rrezikshme në një grup që, gjithsesi, disa ndasi i ka tashmë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme