Sport 20 November 2025, 13:49 Nga VNA

Shqipëria ‘peshkon’ Poloninë në play-off për Botërorin 2026, Kosova do përballet me Sllovakinë

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria ‘peshkon’ Poloninë në play-off për

Këtë të enjte në Zyrih të Zvicrës u zhvillua shorti i “play-off”-it për Botërorin 2026, ku Shqipëria zbuloi kundërshtarin e saj. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë, ndërsa Kosova do të ndeshet me Sllovakinë.

Kjo është hera e parë në histori që Shqipëria arrin fazën e “play-off”-it të një Kampionati Botëror, një arritje e madhe për futbollin shqiptar. Përfaqësuesja kombëtare do të bëjë maksimumin për të siguruar një vend në fazën e grupeve.

Në rast kualifikimi, Shqipëria do të përballet në finalen e “play-off”-it me fituesen e çiftit Ukrainë–Suedi.

Botërori i vitit 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Play off-i europian:

Gjysmëfinalet –

Itali – Irlandë e Veriut

Ukrainë – Suedi

Turqi – Rumani

Danimarkë – Maqedoni e Veriut

Uells – Bosnje & Hercegovinë

Poloni – Shqipëri

Sllovaki – Kosovë

Republika Çeke – Irlandë

Finalet-

Fituesi Itali / Irlandë e Veriut – Fituesi Uells / Bosnje & Hercegovinë

Fituesi Ukrainë / Suedi – Fituesi Poloni /Shqipëri

Fituesi Turqi / Rumani – Fituesi Sllovaki / Kosovë

Fituesi Danimarkë / Maqedoni e Veriut – Fituesi Republika Çeke / Irlandë

Play off-i ndërkontinental:

Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo

Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak

VAZOT:

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki

VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme