Sport 7 Janar 2026, 16:25 Nga VNA

Silvinjo rinovon kontratën, do jetë trajner i Kombëtares shqiptare deri në korrik

Ndaje në Whatsapp

Silvinjo rinovon kontratën, do jetë trajner i Kombëtares

FSHF ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, FSHF bën me dije se kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

“Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Video

Elisa dëgjoje shefin.

Në garë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, përveç atyre që mund të fitojnë.

U përpoq Edi të dilte në vend të dytë por nuk e la doktori.

Këtë përgjigje duhet ta ketë shkruar Garo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme