Sport 29 Janar 2026, 15:27 Nga VNA

Një javë larg çeljes së Olimpiadës dimërore, skiatorja që përfaqëson Shqipërinë përfundon në spital

Ndaje në Whatsapp

Një javë larg çeljes së Olimpiadës dimërore,

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka përjetuar një gjendje jo optimale shëndetësore gjatë dy garave të fundit të Kupës së Botës. 

Sipas raportimeve, temperatura e lartë që e shoqëroi gjatë garës në Itali, duket se ka vazhduar dhe është përkeqësuar gjatë udhëtimit të saj drejt Republikës Çeke, ku nuk arriti të përfundojë garën. Pas këtyre episodeve, një nga sponsorët kryesorë e transportoi Colturin në një spital të specializuar për analiza dhe kontroll të mëtejshëm.

Autoritetet sportive dhe mjekët bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz, por për një ftohje dhe disa kontrolle shtesë që synojnë rikuperimin e plotë të skiatores. Qëllimi është që Lara Colturi të arrijë formën optimale për garën e saj të planifikuar më 15 shkurt, vetëm disa ditë pas fillimit të Lojrave Olimpike.

 

Video

Elisa dëgjoje shefin.

Në garë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, përveç atyre që mund të fitojnë.

U përpoq Edi të dilte në vend të dytë por nuk e la doktori.

Këtë përgjigje duhet ta ketë shkruar Garo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme