Sport 16 Shkurt 2026, 12:32 Nga VNA

Armand Duka nuk lëshon karrigen e FSHF, fiton mandatin 7 pa rivalë në garë

Ndaje në Whatsapp

Armand Duka nuk lëshon karrigen e FSHF, fiton mandatin 7 pa rivalë

Armand Duka do të vijojë të mbajë postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi u rizgjodh si president në Punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore.

Ai do të drejtojë FSHF në mandatin e shtatë radhazi, i cili aq të sigurt e kishte fitoren saqë kësaj radhe nuk kishte kundërshtarë përballë.

Armand Duka u zgjodh për herë të parë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 2002. Që atëherë ai nuk ka njohur rivalë që ta konkurroj, aq sa është e vështirë të kuptohet nëse FSHF vijon të quhet organizatë joqeveritare sportive apo “kompania” private e tij.

Video

Elisa dëgjoje shefin.

Në garë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, përveç atyre që mund të fitojnë.

U përpoq Edi të dilte në vend të dytë por nuk e la doktori.

Këtë përgjigje duhet ta ketë shkruar Garo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme