Sport 5 Mars 2026, 13:01 Nga VNA

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e 21-vjeçarëve Shqipëri - SHBA

Ndaje në Whatsapp

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e 21-vjeçarëve

Është anuluar ndeshja miqësore mes Shqipërisë U-21 dhe SHBA U-21, e planifikuar të zhvillohej më 30 mars në Antalia të Turqisë. Vendimi është marrë nga pala amerikane për arsye sigurie, në kushtet e tensioneve të larta në Lindjen e Mesme. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Sipas njoftimit, Federata Amerikane e Futbollit i ka komunikuar FSHF-së se, për shkak të situatës së krijuar pas zhvillimeve ushtarake në rajon, nuk do të udhëtojë drejt Turqisë. Kjo e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes, e cila do të ishte përballja e parë historike mes dy përfaqësueseve në nivel U-21. Vendimi lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet për sigurinë e ekipit amerikan.

FSHF kishte planifikuar dy ndeshje miqësore për Kombëtaren U-21 gjatë muajit mars në Antalia, përkatësisht ndaj Japonisë më 27 mars dhe ndaj SHBA më 30 mars. Ndërsa ndeshja e dytë është anuluar, testi i parë ndaj Japonisë U-21 mbetet i konfirmuar dhe do të zhvillohet sipas programit. Federata Shqiptare po shqyrton mundësinë e gjetjes së një kundërshtari alternativ për datën 30 mars, në mënyrë që përfaqësuesja U-21 të mos humbasë një datë të rëndësishme përgatitore.

Video

Elisa dëgjoje shefin.

Në garë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, përveç atyre që mund të fitojnë.

U përpoq Edi të dilte në vend të dytë por nuk e la doktori.

Këtë përgjigje duhet ta ketë shkruar Garo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme