Sport 25 Mars 2026, 18:32 Nga VNA

Ndeshja me poloninë, Sylvinho: Jam besimplotë, kam dy muaj që nuk fle  

Ndaje në Whatsapp
Ndeshja me poloninë, Sylvinho: Jam besimplotë, kam dy muaj që nuk

Një ditë para sfidës shumë të rëndësishme të play offit me Poloninë, trajneri i kombëtares tonë, Sylvinho ka dhënë një konferencë për mediat. Trajneri kuqezi shprehet besimplotë në lidhje me paraqitjen e djemve tanë në Varshavë të enjten në 20:45. Ai tha se emocionet para një sfide të tillë deçizive për kualifikimin në botëror janë normale, por tha se kombëtarja e Shqipërisë nga viti 2023 ka ardhur duke u përmirësuar.

 

‘Polonia nuk është skuadër që ka posedim topi dominant, por në tranzicione janë të fortë. Dominojnë në pjesë të caktuara të fushës. Ishin vetëm 3 pikë pas Holandës. Janë skuadër të mësuar në Europianë dhe Botëror. Në tranzicion të shënojnë lehtë, sepse kanë lojtarë me cilësi. Është një skuadër më e mirë se një vit më parë.

Muçin dhe Mehmetin i kemi parë të hënën dhe kemi bërë vetëm dy seanca. Është e vështirë për të vendosur si do të jetë zgjedhja. Janë lojtarë të cilët arrijnë të shënojnë. Ne duhet t’i përshtatemi situatës. E dimë që në rast se i hedhim në fushë, mund të bëjnë mirë.”

Unë mendoj se jemi përmirësuar shumë nga viti 2023. Flas për ciklin tim. Nga viti 2023 ka pasur përmirësim, po ashtu edhe Polonia. Kemi pasur dy Europianë. Kemi luajtur disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë atë me Serbinë. Po është një nga ndeshjet më të rëndësishme. 

A do fle sonte? Prej dy muajsh praktikisht nuk fle…”.

Trajneri i kombëtares kuq e zi foli dhe në lidhje me mungesat në këtë sfidë.

‘ Skuadra është rritur shumë. Kemi lojtarë që luajnë si sulmues krahu, por edhe në qendër., Varet nga karakteristikat. Duhet t’i përshtatemi situatës. Na mungojnë 2-3 lojtarë, por duhet të përshtatemi me situatën’.

 

Ndeshja e play off-it Poloni-Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin në stadiumin ‘PGE Narodoëy’ të Varshavës në 20:45. Në stadium si gjithmonë pritet të këtë dhe tifozë Kuq e Zi pasi biletat e vëna në dispozicion nga Federata Polake për tifozët tanë janë shitur të gjitha.

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme