Bota 25 March 2026, 19:12 Nga VNA

Gjykata në SHBA: Google dhe Meta përgjegjëse për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp
Gjykata në SHBA: Google dhe Meta përgjegjëse për

Një vendim gjykate në Los Anxhelos pritet të ndryshojë ndjeshëm debatin mbi platformat online. Gjykata ka shpallur përgjegjëse kompanitë Google dhe Meta për varësinë nga rrjetet sociale tek të rinjtë.

Vendimi erdhi në përfundim të një procesi gjyqësor të nisur pas padisë së një 20-vjeçareje nga Kalifornia. Ajo pretendoi se YouTube (në pronësi të Google) dhe Instagram (në pronësi të Meta) kanë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të saj mendor, duke e çuar drejt depresionit dhe mendimeve vetëvrasëse që në moshë të vogël.

Akuzat ndaj dy kompanive nuk lidhen vetëm me përmbajtjen e publikuar në platformat e tyre, por me mënyrën se si janë ndërtuar vetë rrjetet sociale. Avokatët e paditëses theksuan rolin e algoritmeve të rekomandimit, të cilat sugjerojnë vazhdimisht përmbajtje për t’i mbajtur përdoruesit sa më gjatë të lidhur me ekranin. Po ashtu, u kritikuan sistemi i njoftimeve dhe mungesa e filtrave që do të pengonin aksesin e të miturve në përmbajtje potencialisht të dëmshme.

Pas këtij vendimi, pritet që në Shtetet e Bashkuara të hapen mijëra procese të ngjashme gjyqësore. Gjithashtu, vendimi mund të detyrojë Meta dhe Google të rishikojnë mënyrën e funksionimit të platformave të tyre, duke ndryshuar disa nga mekanizmat kryesorë të algoritmeve të rekomandimit.

Rasti në Los Anxhelos lidhet me një të re që deklaroi se ishte bërë e varur nga aplikacionet që në moshë të vogël për shkak të mënyrës se si janë projektuar për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve. Kjo qasje e akuzës – që u përqendrua te dizajni i platformës dhe jo te përmbajtja – e bëri më të vështirë për kompanitë që t’i shmangeshin përgjegjësisë.

Sipas Pew Research Center, të paktën gjysma e adoleshentëve amerikanë përdorin çdo ditë YouTube ose Instagram.

Në dekadën e fundit, kompanitë e mëdha të teknologjisë në SHBA janë përballur me kritika gjithnjë e më të forta për sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në internet. Tashmë debati është zhvendosur në gjykata dhe në nivel të shteteve federale, pasi Kongresi amerikan nuk ka arritur të miratojë një ligj të plotë për rregullimin e rrjeteve sociale.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme