Bota 25 March 2026, 19:06 Nga VNA

Dominguez: 2 mijë anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuar në ngushticën e Hormuzit

Ndaje në Whatsapp
Dominguez: 2 mijë anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuar

Situata në ngushticën e Hormuzit është një sfidë e madhe për industrinë globale të transportit detar. Kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare, Arsenio Dominguez. Ai thotë se 20 mijë marinarë dhe 2 mijë anijë kanë mbetur të bllokuar.

 

'Rreth 20 mijë marinarë janë bllokuar në Ngushticën e Hormuzit dhe afro 2 mijë anije nuk mund të lundrojnë. Sa më gjatë të qëndrojnë këto anije aty, aq më shumë ekuipazhet vuajnë nga stresi, presioni psikologjik dhe lodhja, si dhe nga mungesa e furnizimeve të nevojshme për funksionimin e anijeve'.

Kreu i IMO-s theksoi se kompanitë e sigurimeve po refuzojnë të mbulojnë kostot apo dëmet, duke anuluar kontratat ose duke vendosur prime shumë të larta sigurimi.

Aktualisht, një krizë humanitare në këto anije po shmanget falë ndihmës që ofrojnë vendet përreth ngushticës, ndërsa IMO po bën thirrje për krijimin e një korridori humanitar që do t’u lejojë anijeve të dalin nga zona.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme