Sport 23 Mars 2026, 15:31 Nga VNA

Tragjedi në futbollin kolumbian: ndërron jetë në moshën 18-vjeçare talenti Santiago Castrillón

Ndaje në Whatsapp

Tragjedi në futbollin kolumbian: ndërron jetë në moshën

Futbolli kolumbian është tronditur nga vdekja e mesfushorit të ri Santiago Castrillón, talent i klubit Millonarios dhe i kombëtares së Kolumbisë për moshat. Futbollisti, i lindur në vitin 2007, ndërroi jetë në Bogotá pasi ishte shtruar me urgjencë në spital pas një gjendjeje të rëndë që pësoi në fushë gjatë derbit U20 kundër Independiente Santa Fe.

18-vjeçari humbi ndjenjat gjatë ndeshjes së zhvilluar të shtunën, më 21 mars, dhe u transportua menjëherë në terapi intensive në spitalin Fundación CardioInfantil të kryeqytetit kolumbian, ku luftoi për jetën deri në natën mes së shtunës dhe së dielës.

Castrillón ishte pjesë e akademisë së Millonarios që nga viti 2021 dhe konsiderohej një nga talentet më premtues të klubit. Në fillim të vitit 2026 ai kishte marrë edhe ftesën për t’u bashkuar me kombëtaren kolumbiane U19.

Klubi Millonarios reagoi me një mesazh prekës:
“Sot futbolli ndalet. Zemra blu është e thyer. Sot dhimbja na pushton, na mbush me pafuqinë dhe trishtim.”

Ngushëllime erdhën edhe nga sulmuesi i njohur Radamel Falcao, i cili shkroi se futbolli ka humbur “një djalë plot ëndrra, me talent të jashtëzakonshëm dhe me një të ardhme të ndritur”.

Vdekja e tij ka shkaktuar një valë reagimesh dhe dhimbjeje në gjithë futbollin kolumbian.

Video

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

VNA siguron imazhet e aksidentit tragjik që i mori jetën një fëmije 7-vjeçar pranë kthesës së Kamzës. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, kur i mituri, i cili sipas dëshmive ishte duke lypur në rrugë, u përplas nga një automjet. Sipas të dhënave paraprake, shoferi pak sekonda më parë i kishte dhënë disa para fëmijës, por më pas, pa e vënë re që ai i kishte dalë përpara makinës, e përplasi aksidentalisht. Aksidenti rezultoi fatal për të miturin, duke tronditur opinionin publik dhe duke rikthyer në vëmendje dramën e fëmijëve që detyrohen të lypin në rrugë. Kujdes: Pamje të rënda

Rama me Ambrozian, Berisha me Danjelën

SHBA publikon pamje të sulmeve ndaj Iranit Shtetet e Bashkuara kanë publikuar gjatë fundjavës video që, sipas tyre, tregojnë operacione ushtarake ku goditen dhe shkatërrohen dronë dhe automjete iraniane. Pamjet janë shpërndarë nga ushtria amerikane si pjesë e informimit mbi veprimet e saj në konfliktin në Lindjen e Mesme. Në video shfaqen sulme ajrore dhe shpërthime ndaj objektivave të dyshuara në territorin iranian. Megjithatë, agjencia Reuters bën të ditur se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur vendndodhjen dhe datën e saktë të këtyre pamjeve. Po ashtu, nuk janë gjetur versione më të hershme të videove të publikuara para datës së shpërndarjes së tyre.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme