Bota 27 Mars 2026, 19:45 Nga VNA

Firma e Donald Trump do jetë në kartëmonedhat amerikane

Ndaje në Whatsapp
Firma e Donald Trump do jetë në kartëmonedhat amerikane

Departamenti i Thesarit Amerikan ka njoftuar se Donald Trump do të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që do të ketë firmën e tij në kartëmonedhat amerikane, vendim që përkon me 250-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Firma e Trump do të shfaqet së bashku me atë të Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, duke shënuar një ndryshim nga praktika tradicionale ku kartëmonedhat mbajnë vetëm nënshkrimet e zyrtarëve të Thesarit.

Kartëmonedhat e para prej 100 dollarësh me firmwn pritet të shtypen në muajin qershor.

Ky vendim përfaqëson një precedent të ri në historinë monetare të SHBA-së, pasi që nga viti 1861, kartëmonedhat kanë mbajtur vetëm firmat e zyrtarëve të Thesarit dhe jo të presidentit në detyrë. Aktualisht, kartëmonedhat në qarkullim mbajnë firmat e ish-Sekretares së Thesarit Janet Yellen dhe të Thesaristes Lynn Malerba.

Video

Një helikopter UH-1 “Huey” u rrëzua në Cape Town gjatë një misioni për të shuar një zjarr. Helika goditi shkëmbinjtë dhe helikopteri humbi ekuilibrin dhe përfundoi në zonën e zjarrit. Piloti arriti të çlirohej dhe të fshihej në një vend të sigurt në buzë të shkëmbit. Shërbimet vullnetare të zjarrfikësve e vunë re dhe nxituan për ta ndihmuar. Helikopteri u përmbys në flakë dhe mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve. Piloti u plagos lehtë, pati prerje dhe mavijosje, por arriti të zbresë deri te ambulanca dhe u dërgua në spital për ekzaminim.

Shumë gjëra mund të shkojnë keq për një konkurrente bukurie të stolisur në skenë, por pak nga ata që po ndiqnin eventin Miss Grand Thailand këtë javë do ta kishin imagjinuar që protezat e dhëmbëve do t’i binin njërës prej tyre. Fatkeqësisht për bukuroshen tajlandeze Kamolwan Chanago, ky makth u bë realitet, pasi pamjet e incidentit tronditës u bënë menjëherë virale. E veshur me një kostum të frymëzuar nga shfaqjet kabare, me shall puplash dhe fustan të zbukuruar me shkëlqim, Chanago po i drejtohej publikut me prezantimin e saj, kur befas veneer-at iu shkëputën, duke i kapur me dorë teksa u kthye me shpinë nga audienca.

Sa të stabilizohet pak çmimi i molotovit.

Pacientët e onkologjikut të gjejnë ngushëllim tek të vërtetat e ministres.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme