Bota 27 Mars 2026, 19:06 Nga VNA

Trump: Mojtaba Khamenei është homoseksual

Ndaje në Whatsapp
Trump: Mojtaba Khamenei është homoseksual

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se CIA i ka konfirmuar se udhëheqësi suprem i sapoemëruar i Iranit, Mojtaba Khamenei, është homoseksual.

Trump më parë komente të tjera përçmuese në lidhje me Mojtaba Khamenein, duke e cilësuar atë si një udhëheqës ‘të lehtë’. Megjithatë, kritikët kanë vënë në dukje se pretendime të tilla vetëm sa e kanë konsoliduar opinionin publik iranian kundër Uashingtonit.

Komenti i fundit i presidentit vjen në një kohë kur SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë sulmet e tyre kundër Iranit, të cilat filluan me vrasjen e babait të Mojtabas, ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei, në fund të muajit të kaluar. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë bërë thirrje të përsëritura për ndryshimin e regjimit në Teheran, por qeveria nuk është shembur.

Video

Një helikopter UH-1 “Huey” u rrëzua në Cape Town gjatë një misioni për të shuar një zjarr. Helika goditi shkëmbinjtë dhe helikopteri humbi ekuilibrin dhe përfundoi në zonën e zjarrit. Piloti arriti të çlirohej dhe të fshihej në një vend të sigurt në buzë të shkëmbit. Shërbimet vullnetare të zjarrfikësve e vunë re dhe nxituan për ta ndihmuar. Helikopteri u përmbys në flakë dhe mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve. Piloti u plagos lehtë, pati prerje dhe mavijosje, por arriti të zbresë deri te ambulanca dhe u dërgua në spital për ekzaminim.

Shumë gjëra mund të shkojnë keq për një konkurrente bukurie të stolisur në skenë, por pak nga ata që po ndiqnin eventin Miss Grand Thailand këtë javë do ta kishin imagjinuar që protezat e dhëmbëve do t’i binin njërës prej tyre. Fatkeqësisht për bukuroshen tajlandeze Kamolwan Chanago, ky makth u bë realitet, pasi pamjet e incidentit tronditës u bënë menjëherë virale. E veshur me një kostum të frymëzuar nga shfaqjet kabare, me shall puplash dhe fustan të zbukuruar me shkëlqim, Chanago po i drejtohej publikut me prezantimin e saj, kur befas veneer-at iu shkëputën, duke i kapur me dorë teksa u kthye me shpinë nga audienca.

Sa të stabilizohet pak çmimi i molotovit.

Pacientët e onkologjikut të gjejnë ngushëllim tek të vërtetat e ministres.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme