Opinion 26 March 2026, 20:09 Nga VNA

Patriotizmi i rremë kundër Marta Kos dhe frika nga drejtësia

Ndaje në Whatsapp
Patriotizmi i rremë kundër Marta Kos dhe frika nga drejtësia

Nga Ergys Mërtiri

Politikanë që e kanë vjedhur dhe sakatuar këtë vend për 35 vjet kanë shpërthyer këto ditë në indinjatë, pasi pretendojnë se Marta Kos paska fyer kombin shqiptar.

Çfarë tha në të vërtetë znj. Kos?
Pasi lavdëroi SPAK-un dhe tërhoqi vëmendjen për mbrojtjen që qeveria po i bën Ballukut, ajo shtoi se korrupsioni është edhe çështje mendësie dhe se lufta kundër tij kërkon ndryshime në mentalitet.

Të prekur thellë në ndjeshmërinë e tyre “kombëtare”, Berisha dhe tufa e tij u turrën menjëherë të indinjuar, duke e akuzuar komisioneren për zgjerimin se kishte ofenduar rëndë shqiptarët. Korit të këtyre “patriotëve” iu bashkuan edhe analistë pranë qeverisë, të cilët nxorën pushkët për t’i dalë zot vendit nga fyerjet e Komisioneres për Zgjerimin. Me batare akuzash e ironish banale, ku – të asociuara me mbiemrin gastro-sugjestiv të komisioneres – nuk lanë produkt ushqimor pa tundur në dybekun e bulmetit retorik të komentariatit rural shqiptar kundër fyerjeve të pretenduara.

Mesa duket, mendësia antikorrupsion e shqiptarit pranon që ky vend të vidhet e të degradojë çdo ditë, por nuk pranon kurrsesi që një i huaj ta vërë këtë në dukje, edhe kur bëhet fjalë për Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, e cila përgjigjet drejtpërdrejt për standardet që Shqipëria duhet të përmbushë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – ku ndër më kryesoret është pikërisht lufta kundër korrupsionit.

Ironia më e madhe është se opozita, në vend që ta shfrytëzonte deklaratën e znj. Kos për çështjen e Ballukut, gjeti ku të kapet për të delegjitimuar fjalën e saj. Në fakt, opozita tregoi edhe këtu se nuk e ka aspak në fokus rrëzimin e qeverisë. Problemi i saj ishte se znj. Kos lavdëroi dhe ngriti në qiell punën e SPAK-ut, armikut të vërtetë të Sali Berishës. Për këtë arsye ajo duhej delegjitimuar me çdo kusht, pavarësisht se kritika e saj godiste Ramën për mbrojtjen që po i bën Ballukut. Halli i opozitës quhet SPAK, jo Edi Rama.

Ajo që tha Komisionerja Kos nuk ka të bëjë me ndonjë sulm ndaj kulturës shqiptare. Ajo nuk foli për një “korrupsion kulturor” si tipar etnik apo kombëtar të shqiptarëve, por për një mentalitet që toleron shtrirjen e korrupsionit – një fenomen që, sipas saj, është i përhapur në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Dhe të vetmit që u treguan sedërlinj në këtë histori ishin pikërisht mbështetësit e politikanëve shqiptarë, të cilët mund të thuhet pa frikë se janë ndër më të pasurit në rajon.

Në të vërtetë, Shqipërinë e fyejnë çdo ditë politikanë si Rama dhe Berisha, të cilët e kanë ngritur korrupsionin në sistem. Sedra e tyre “namuzqare” është thjesht një vello e shëmtuar hipokrizie mbi realitetin e hidhur që kanë krijuar në këtë vend për vite me radhë. Dhe e keqja është se jo vetëm që e kanë krijuar këtë situatë, por nuk pranojnë as të largohen për t’i hapur rrugë ndryshimeve që po tentohen nga përtej detit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme