Sport 26 Mars 2026, 18:40 Nga VNA

Prestigj dhe para, ja sa fiton Shqipëria nëse kualifikohet në botëror

Ndaje në Whatsapp
Prestigj dhe para, ja sa fiton Shqipëria nëse kualifikohet në

Kualifikimi në botërorin e 2026 do të sjellë jo vetëm emocion, famë ndërkombëtare, dhe krenari për të gjithë shqiptarët por edhe përfitime financiare Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sipas rregulloreve të FIFA-s çdo federatë që arrin të marrë pjesë në fazën e grupeve përfiton 9 milionë dollarë. Kjo shumë është e destinuar për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së ekipit dhe për të investuar në zhvillimin e futbollit në vend.

Përveç këtij bonusi fillestar, shpërblimet rriten në varësi të avancimit në turne: raundi i 1/16-ave përfiton 11-15 milionë dollarë, çerekfinalisti përfiton 19 milionë dollarë.

Vendi i katërt do të përfitojë 27 milionë dollarë, ndërsa i treti 29 milionë. Vendi i dytë do të fusë në xhep plot 33 milionë dollarë, ndërsa kampioni i botës merr 50 milionë dollarë.

Video

Një helikopter UH-1 “Huey” u rrëzua në Cape Town gjatë një misioni për të shuar një zjarr. Helika goditi shkëmbinjtë dhe helikopteri humbi ekuilibrin dhe përfundoi në zonën e zjarrit. Piloti arriti të çlirohej dhe të fshihej në një vend të sigurt në buzë të shkëmbit. Shërbimet vullnetare të zjarrfikësve e vunë re dhe nxituan për ta ndihmuar. Helikopteri u përmbys në flakë dhe mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve. Piloti u plagos lehtë, pati prerje dhe mavijosje, por arriti të zbresë deri te ambulanca dhe u dërgua në spital për ekzaminim.

Shumë gjëra mund të shkojnë keq për një konkurrente bukurie të stolisur në skenë, por pak nga ata që po ndiqnin eventin Miss Grand Thailand këtë javë do ta kishin imagjinuar që protezat e dhëmbëve do t’i binin njërës prej tyre. Fatkeqësisht për bukuroshen tajlandeze Kamolwan Chanago, ky makth u bë realitet, pasi pamjet e incidentit tronditës u bënë menjëherë virale. E veshur me një kostum të frymëzuar nga shfaqjet kabare, me shall puplash dhe fustan të zbukuruar me shkëlqim, Chanago po i drejtohej publikut me prezantimin e saj, kur befas veneer-at iu shkëputën, duke i kapur me dorë teksa u kthye me shpinë nga audienca.

Sa të stabilizohet pak çmimi i molotovit.

Pacientët e onkologjikut të gjejnë ngushëllim tek të vërtetat e ministres.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme