Sport 27 Mars 2026, 08:13 Nga VNA

Shqipëria eliminohet nga Polonia në “play-off” të Botërorit 2026, Sylvinho: Jam krenar për djemtë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria eliminohet nga Polonia në “play-off” të

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë nga Polonia me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e “play-off” për Botërorin 2026. Ndeshja e zhvilluar në Varshavë i dha fund ëndrrës së kuqezinjve për të vijuar rrugën drejt Kupës së Botës.

Pas sfidës ka reaguar trajneri Sylvinho, i cili u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, por njëkohësisht krenar për paraqitjen e ekipit.

“Jam thellësisht i trishtuar. Si lojtar dhe si trajner nuk më pëlqen të humbas. Ishte një ndeshje që më jep kënaqësi për atë që dhamë në fushë. Ishte një kundërshtar shumë i fortë dhe jam krenar për djemtë e ekipit tim”, tha ai.

Trajneri brazilian theksoi se Shqipëria zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë dhe arriti të shënojë, ndërsa në pjesën e dytë skuadra pati më pak kontroll, edhe pse krijoi raste për gol.

Sylvinho shtoi se përgatitja e shkurtër ka qenë një faktor i rëndësishëm, pasi ekipi kishte vetëm pak ditë për të punuar së bashku.

“Ky është një rrugëtim dhe duhet të kemi durim. Nëse kthehemi tre vite më parë, askush nuk do ta mendonte që Shqipëria do të shkonte në Europian dhe do të ishte kaq konkurruese në kualifikueset e Botërorit. Polonia është një skuadër e mësuar me këto nivele”, u shpreh ai.

I pyetur për të ardhmen e tij pas korrikut, Sylvinho tha se tani është i fokusuar te ndeshjet e radhës, duke përmendur përballjen e ardhshme ndaj Ukrainës.

Video

Një helikopter UH-1 “Huey” u rrëzua në Cape Town gjatë një misioni për të shuar një zjarr. Helika goditi shkëmbinjtë dhe helikopteri humbi ekuilibrin dhe përfundoi në zonën e zjarrit. Piloti arriti të çlirohej dhe të fshihej në një vend të sigurt në buzë të shkëmbit. Shërbimet vullnetare të zjarrfikësve e vunë re dhe nxituan për ta ndihmuar. Helikopteri u përmbys në flakë dhe mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve. Piloti u plagos lehtë, pati prerje dhe mavijosje, por arriti të zbresë deri te ambulanca dhe u dërgua në spital për ekzaminim.

Shumë gjëra mund të shkojnë keq për një konkurrente bukurie të stolisur në skenë, por pak nga ata që po ndiqnin eventin Miss Grand Thailand këtë javë do ta kishin imagjinuar që protezat e dhëmbëve do t’i binin njërës prej tyre. Fatkeqësisht për bukuroshen tajlandeze Kamolwan Chanago, ky makth u bë realitet, pasi pamjet e incidentit tronditës u bënë menjëherë virale. E veshur me një kostum të frymëzuar nga shfaqjet kabare, me shall puplash dhe fustan të zbukuruar me shkëlqim, Chanago po i drejtohej publikut me prezantimin e saj, kur befas veneer-at iu shkëputën, duke i kapur me dorë teksa u kthye me shpinë nga audienca.

Sa të stabilizohet pak çmimi i molotovit.

Pacientët e onkologjikut të gjejnë ngushëllim tek të vërtetat e ministres.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme