Sport 27 Mars 2026, 18:11 Nga VNA

The Guardian artikull për përfaqësuesen e Kosovës: Një ‘përrallë futbolli’

Ndaje në Whatsapp
The Guardian artikull për përfaqësuesen e Kosovës: Një

Kombëtarja e Kosovës është në prag të një arritjeje historike, kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës 2026, një sukses që tashmë po përshkruhet si një ‘përrallë futbolli’ nga prestigjiozja britanike, ‘The Guardian’.

 

Pas një rrugëtimi mbresëlënës në eliminatore, ‘Dardanët’ siguruan finalen e play-off-it pas një fitore dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në transfertë.

 

Në atë ndeshje spektakolare, Kosova arriti të rikthehej dy herë në rezultat, duke shënuar një triumf historik që e vendosi skuadrën vetëm një hap larg debutimit në një turne madhor ndërkombëtar.

 

Tani, gjithçka do të vendoset në një përballje të vetme kundër Turqisë në Prishtinë. Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në Botërorin e vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

The Guardian thekson se rrugëtimi i Kosovës ka një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh se shteti u pranua në FIFA dhe UEFA vetëm në vitin 2016. Brenda pak më shumë se një dekade, ekipi ka kaluar nga debutimi në arenën ndërkombëtare në prag të një turneu madhor, duke treguar se një komb i ri mund të shkëlqejë përmes futbollit.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe lojtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe fokus para ndeshjes vendimtare, duke theksuar rëndësinë e kontrollit emocional për të arritur suksesin.

Video

Një helikopter UH-1 “Huey” u rrëzua në Cape Town gjatë një misioni për të shuar një zjarr. Helika goditi shkëmbinjtë dhe helikopteri humbi ekuilibrin dhe përfundoi në zonën e zjarrit. Piloti arriti të çlirohej dhe të fshihej në një vend të sigurt në buzë të shkëmbit. Shërbimet vullnetare të zjarrfikësve e vunë re dhe nxituan për ta ndihmuar. Helikopteri u përmbys në flakë dhe mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve. Piloti u plagos lehtë, pati prerje dhe mavijosje, por arriti të zbresë deri te ambulanca dhe u dërgua në spital për ekzaminim.

Shumë gjëra mund të shkojnë keq për një konkurrente bukurie të stolisur në skenë, por pak nga ata që po ndiqnin eventin Miss Grand Thailand këtë javë do ta kishin imagjinuar që protezat e dhëmbëve do t’i binin njërës prej tyre. Fatkeqësisht për bukuroshen tajlandeze Kamolwan Chanago, ky makth u bë realitet, pasi pamjet e incidentit tronditës u bënë menjëherë virale. E veshur me një kostum të frymëzuar nga shfaqjet kabare, me shall puplash dhe fustan të zbukuruar me shkëlqim, Chanago po i drejtohej publikut me prezantimin e saj, kur befas veneer-at iu shkëputën, duke i kapur me dorë teksa u kthye me shpinë nga audienca.

Sa të stabilizohet pak çmimi i molotovit.

Pacientët e onkologjikut të gjejnë ngushëllim tek të vërtetat e ministres.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme