Sport 10 Prill 2026, 18:06 Nga VNA

PSG feston sezonin historik me bonus financiar për punonjësit

Ndaje në Whatsapp
PSG feston sezonin historik me bonus financiar për punonjësit

Paris Saint-Germain ka vendosur të shpërblejë punonjësit e tij me bonuse të majme financiare, pas një sezoni të jashtëzakonshëm 2024/25, i cilësuar si ndër më të suksesshmit në historinë e klubit.
Pas fitimit të parë të UEFA Champions League dhe dominimit në garat vendore, klubi parizien arriti të gjenerojë të ardhura rekord, që raportohet të kenë shkuar në rreth 837 milionë euro, duke reflektuar suksesin si në fushë ashtu edhe në aspektin komercial.
Sipas L'Équipe, drejtori i përgjithshëm, Victoriano Melero, ka njoftuar stafin për paketën e shpërblimeve. Ajo përfshin një bonus kolektiv prej rreth 4,500 eurosh për vitin 2025, si dhe një pagesë shtesë prej 640 eurosh në vitin 2026.
Ky shpërblim përfiton rreth 700 punonjës të klubit, në sektorë të ndryshëm, si një formë vlerësimi për kontributin e tyre në një sezon historik, ku suksesi nuk u kufizua vetëm në arenën europiane, por në të gjithë performancën sezonale.

Video

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Ja ku u zgjidh dhe çështja e pagave për mësuesit. Ka menduar Kumbaro për të tërë

Elisa 2, version mashkull.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme