Zgjedhjet e ardhshme brenda FIFA pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa mbetet e paqartë nëse presidenti aktual, Gianni Infantino, do të rikandidojë për një mandat të katërt.
Ndërkohë, CONMEBOL ka shprehur hapur mbështetjen për drejtuesin italian. Presidenti i konfederatës, Alejandro Domínguez, vlerësoi rolin dhe kontributin e Infantinos në zhvillimin e futbollit, veçanërisht në Amerikën e Jugut.
Në mesazhin e tij, Domínguez theksoi rëndësinë e lidershipit të Infantinos në nivel global dhe përkushtimin e tij për rritjen e futbollit, duke nënvizuar gjithashtu afërsinë me rajonin e Amerikës së Jugut.
Mandati aktual i Infantinos në krye të FIFA-s përfundon në vitin 2027.






















