Ndeshja mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës madrilene, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League, ka ngjallur reagime të shumta.
Ishte gjyqtari hungarez, Istvan Kovacs i cili është në qendër të kritikave për gabime të shumta gjatë kësaj përballje, që ndikuan direct në rezultat.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Kovacs do të përballet me sanksione nga UEFA.
Ai pritet të dënohet nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ku po shqyrton përjashtimin e tij nga të gjitha garat evropiane deri në fund të sezonit.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Atletiko Madrid e vlefshme për çerekfinalet e Champions League përfundoi me rezultatin 0 me 2, por duke shkaktuar shumë polemika.






















