Sport 4 Prill 2026, 16:10 Nga VNA

‘Topi i Artë 2026’, publikohet lista me 10 pretendentët kryesorë

Ndaje në Whatsapp
‘Topi i Artë 2026’, publikohet lista me 10 pretendentët

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar sjell ndryshime të rëndësishme në prag të çerekfinaleve të UEFA Champions League dhe fazës vendimtare të kampionateve.

Në krye të listës vazhdon të qëndrojë Harry Kane, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, duke regjistruar mbi 50 kontribute në gola. Pas tij renditet Vitinha i Paris Saint-Germain, ndërsa surpriza më e madhe është ngjitja e Lamine Yamal-it në vendin e tretë, duke lënë pas Mbappé-në.

Ylli i ri i Barcelonës ka qenë në formë fantastike javët e fundit, me gola dhe asiste vendimtare, duke u kthyer në një nga figurat kryesore të ekipit. Në të kundërt, Mbappé ka humbur terren për shkak të dëmtimeve dhe mungesave me Real Madrid.

Rënie të ndjeshme ka pësuar edhe Haaland, i cili tashmë ndodhet jashtë ‘Top 10’. Sulmuesi i Manchester City-t po vuan mungesën e formës dhe eliminimin nga Champions League, duke dëmtuar seriozisht shanset për këtë çmim. Në listë spikasin edhe emra si Pedri, Michael Olise dhe Raphinha, ndërsa forma e qëndrueshme e Bruno Fernandes-it me Manchester United i ka siguruar një vend në këtë renditje.

Ndërkohë, gara mbetet e hapur, pasi një rol të madh pritet të luajë edhe Kupa e Botës 2026, e cila mund të ndikojë ndjeshëm në zgjedhjen e fituesit përfundimtar.

Top-10

1.   Harry Kane

2.   Vitinha

3.   Lamine Yamal

4.   Kylian Mbappé

5.   Pedri

6.   Michael Olise

7.   Raphinha

8.   Declan Rice

9.   Luis Díaz

10.       Dominik Szoboszlai

 

 

 

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme