Media e njohur amerikane ESPN ka bërë parashikimin e saj për ndeshjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, duke e parë Kosovën si fituese të kësaj përballjeje vendimtare.
Sipas medias prestigjioze, ‘Dardanët’ kanë potencialin për të befasuar Turqinë, pavarësisht cilësisë së lartë që posedon kundërshtari dhe faktit që turqit konsiderohen favoritë në letër.
Në analizën e publikuar, ESPN vlerëson lart skuadrën e drejtuar nga Franco Foda, duke theksuar energjinë dhe guximin e lojtarëve kosovarë.
‘Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin’.
‘Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasiononte mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova’, thuhet në artikullin e ESPN.






















