Futbollistët e kombëtares së Turqisë zbarkojnë në Prishtinë!
Ekipi turk ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës në mënyrë të qetë, pa prani të madhe tifozësh në aeroport, duke u fokusuar menjëherë në përgatitjet për ndeshjen.
Lojtarët e kombëtares turke kanë vizitur dhe stadiumin Fadil Vokrri ku pritet të luhet dhe ndeshja.
Ata do të përballen me Kombëtaren e Kosovës në futboll nesër nga ora 20:45, në një duel që pritet me interes të madh për shkak se do të vendosë se cila nga dy skuadrat do të marrë pjesë në botërorin e këtij viti.






















