Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump është i interesuar që vendet arabe të kontribuojnë financiarisht për koston e luftës me Iranin.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi gjatë një konference për shtyp se kjo është një ide që presidenti e ka diskutuar dhe për të cilën mund të flasë më shumë në të ardhmen.
“Është një ide që e di se ai e ka dhe diçka për të cilën mendoj se do ta dëgjoni më shumë nga ai,” tha Leavitt para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo i bëri këto komente pasi u pyet nga një gazetar nëse vendet arabe do të përfshiheshin për të ndihmuar në financimin e luftës.
“Mendoj se është diçka për të cilën presidenti do të ishte shumë i interesuar t’u bënte thirrje që ta bëjnë,” shtoi Leavitt.






















