Bota 30 Mars 2026, 21:41 Nga VNA

Paralajmëron FMN: Lufta me Iranin ka shkaktuar ‘tronditje globale’

Ndaje në Whatsapp
Paralajmëron FMN: Lufta me Iranin ka shkaktuar ‘tronditje

Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një “tronditje globale” për ekonomitë në mbarë botën, ndërsa ka zbehur perspektivën për shumë vende që sapo kishin filluar të rimëkëmbeshin nga krizat e mëparshme, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Goditja është globale, megjithatë asimetrike”, thuhet në një reagim të dhënë nga ekonomistët kryesorë të huadhënësit global.

“Importuesit e energjisë janë më të ekspozuar se eksportuesit, vendet më të varfra më shumë se ato më të pasura dhe ato me rezerva të pakta më shumë se ato me rezerva të bollshme.”

Lufta kundër Iranit, e nisur nga SHBA-të dhe Izraeli muajin e kaluar, ka rezultuar në përçarjen më të madhe në histori të tregut global të naftës.

Kjo tronditje është gjithashtu edhe pjesërisht për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani, përmes së cilës normalisht kalojnë 25% deri në 30% e naftës globale dhe 20% e gazit natyror të lëngshëm, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Video

Parlamenti i Izraelit, Knesset, ka miratuar një ligj që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për vrasjen e izraelitëve. Pamjet e publikuara nga brenda parlamentit tregojnë Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe anëtarë të partisë së tij Otzma Yehudit duke festuar miratimin e këtij ligji. Projektligji në fjalë ka qenë një kërkesë e hershme e kësaj force politike, por ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta si në Izrael, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Qielli bëhet i kuq i ndezur në Australinë Perëndimore përpara ciklonit tropikal Narelle.

Edhe më ha edhe më djeg…

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para Parlamentit teksa pritet të nisë seanca parlamentare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme