
Ushtria iraniane ka kërcënuar se do të sulmojë rezidencat e komandantëve ushtarakë dhe politikanëve amerikanë dhe izraelitë në Lindjen e Mesme.
Sipas deklaratave të cituara nga agjencia iraniane Fars, zëdhënësi i komandës operative të forcave të armatosura iraniane, Khatam al-Anbiya, tha se këto sulme do të kryhen si kundërpërgjigje ndaj asaj që Irani i quan “veprime terroriste” nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Sipas tij, këto veprime kanë “marrë në shënjestër shtëpitë e qytetarëve iranianë në disa qytete” të Republikës Islamike.
Në sulmet e kryera nga SHBA dhe Izraeli, sipas raportimeve, kanë humbur jetën disa figura të rëndësishme të regjimit në Teheran, mes tyre edhe Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei dhe sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare, Ali Larijani.






















