Bota 30 Mars 2026, 16:21 Nga VNA

Rubio paralajmëron Iranin: Nëse mbyll Hormuzin, pasojat do të jenë të rënda

Ndaje në Whatsapp

Rubio paralajmëron Iranin: Nëse mbyll Hormuzin, pasojat do të

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka akuzuar Iranin se po përdor raketat me rreze të shkurtër për të kërcënuar vendet fqinje në Gjirin Persik. Në një intervistë për Al Jazeera, Rubio deklaroi se këto raketa janë projektuar për të goditur Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin dhe Bahreinin.

Sipas tij, Irani duhet të ndalojë prodhimin e dronëve dhe raketave që, sipas SHBA-së, janë përdorur në sulmet e fundit në rajon.

Rubio foli edhe për situatën në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës. Ai paralajmëroi se kjo rrugë detare do të rihapet “në një mënyrë ose në një tjetër” pasi të përfundojnë operacionet ushtarake kundër Iranit.

“Ngushtica e Hormuzit do të rihapet ose me pëlqimin e Iranit, ose përmes një koalicioni ushtarak ndërkombëtar ku do të përfshihet edhe SHBA,” u shpreh Rubio.

Ai shtoi se objektivat e SHBA-së në Iran janë të qarta dhe se ato pritet të arrihen brenda javësh, jo muajsh. Rubio paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani vendos të mbyllë Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të operacionit ushtarak, do të përballet me pasoja të rënda.

Video

Parlamenti i Izraelit, Knesset, ka miratuar një ligj që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për vrasjen e izraelitëve. Pamjet e publikuara nga brenda parlamentit tregojnë Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe anëtarë të partisë së tij Otzma Yehudit duke festuar miratimin e këtij ligji. Projektligji në fjalë ka qenë një kërkesë e hershme e kësaj force politike, por ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta si në Izrael, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Qielli bëhet i kuq i ndezur në Australinë Perëndimore përpara ciklonit tropikal Narelle.

Edhe më ha edhe më djeg…

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para Parlamentit teksa pritet të nisë seanca parlamentare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme