Bota 29 Mars 2026, 18:57 Nga VNA

Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vinë, do t’i vëmë flakën

Ndaje në Whatsapp
Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur

“Forcat iraniane po presin mbërritjen e trupave amerikane në terren për t’i vënë flakën dhe për të ndëshkuar përgjithmonë partnerët e tyre rajonalë”, deklaroi Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

“Ne vazhdojmë të qëllojmë. Raketat tona janë në pozicion. Vendosmëria dhe besimi ynë janë rritur”, shtoi Ghalibaf.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se forcat iraniane janë në gatishmëri dhe “po presin” trupat tokësore amerikane, në një kohë kur raportimet për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak po shtohen.

Deklarata vjen pas një raporti të Washington Post, sipas të cilit Pentagoni po përgatitet për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran, megjithëse mbetet e paqartë nëse një vendim i tillë do të miratohet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

 

Video

Parlamenti i Izraelit, Knesset, ka miratuar një ligj që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për vrasjen e izraelitëve. Pamjet e publikuara nga brenda parlamentit tregojnë Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe anëtarë të partisë së tij Otzma Yehudit duke festuar miratimin e këtij ligji. Projektligji në fjalë ka qenë një kërkesë e hershme e kësaj force politike, por ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta si në Izrael, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Qielli bëhet i kuq i ndezur në Australinë Perëndimore përpara ciklonit tropikal Narelle.

Edhe më ha edhe më djeg…

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para Parlamentit teksa pritet të nisë seanca parlamentare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme