Bota 29 Mars 2026, 18:16 Nga VNA

Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë

Ndaje në Whatsapp
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro:

Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kanë reaguar publikisht për herë të parë që nga kapja e tyre nga forcat amerikane. 

Çifti i cili është mbajtur për gati tre muaj në një burg federal në Brooklyn, deklaroi se janë mirë, të palëkundur dhe të qetë.

“Jemi mirë, të palëkundur, të qetë dhe në lutje të vazhdueshme”, thuhej në një postim të shpërndarë në llogarinë e Maduros në rrjetin 

Sipas akuzave, Nikolas Maduro, bashkëshortja e tij Silia Flores, djali i tyre dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë marrë pjesë në një rrjet të trafikut të kokainës që nga viti 1999, në bashkëpunim me grupe të shpallura terroriste nga SHBA. Ata akuzohen gjithashtu për trafik droge drejt SHBA-së dhe përdorim armësh të paligjshme për realizimin e aktivitetit kriminal.

Autoritetet amerikane pretendojnë se para se të bëhej president, Maduro kishte ndihmuar trafikantët e drogës me dokumente dhe mbështetje logjistike, ndërsa pas marrjes së pushtetit në vitin 2013 lejoi që trafiku i drogës të zhvillohej në favor të tij dhe rrethit të tij.

 

Video

Parlamenti i Izraelit, Knesset, ka miratuar një ligj që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për vrasjen e izraelitëve. Pamjet e publikuara nga brenda parlamentit tregojnë Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe anëtarë të partisë së tij Otzma Yehudit duke festuar miratimin e këtij ligji. Projektligji në fjalë ka qenë një kërkesë e hershme e kësaj force politike, por ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta si në Izrael, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Qielli bëhet i kuq i ndezur në Australinë Perëndimore përpara ciklonit tropikal Narelle.

Edhe më ha edhe më djeg…

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para Parlamentit teksa pritet të nisë seanca parlamentare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme