Bota 29 Mars 2026, 07:51 Nga VNA

Kriza e karburantit në Australi, autoritetet njoftojnë për transport publik falas gjatë muajit prill

Ndaje në Whatsapp
Kriza e karburantit në Australi, autoritetet njoftojnë për

Rritja e çmimeve dhe mungesat e karburantit janë kthyer në një nga temat kryesore të diskutimit në Australi gjatë ditëve të fundit. Sipas raportimeve, qindra pika karburanti në vend kanë mbetur pa benzinë dhe naftë, ndërsa çmimet për sasinë e disponueshme janë rritur deri në 85% krahasuar me periudhën para konfliktit, raporton BBC. 

Autoritetet në shtetin e Victoria-s kanë njoftuar një masë lehtësuese për qytetarët. Ata janë njoftuar se transporti publik do të jetë falas gjatë gjithë muajit prill. Vendimi synon të ndihmojë familjet të përballojnë rritjen e kostos së jetesës dhe njëkohësisht të ulë presionin mbi kërkesën për karburant.

Kryeministri i shtetit ka theksuar se kjo nismë pritet të inkurajojë më shumë qytetarë të përdorin autobusët, trenat dhe tramvajet, duke reduktuar varësinë nga automjetet private. Ndërkohë, autoritetet federale në Canberra kanë deklaruar se mungesat nuk lidhen me rënie të furnizimit, por me blerje paniku nga konsumatorët.

Në shtetin e Queensland-it, një model i ngjashëm është aplikuar që prej mesit të vitit 2024, ku transporti publik kushton një tarifë fikse prej 50 centësh. Fillimisht e përkohshme, kjo masë u bë e përhershme pas rritjes së ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe uljes së përdorimit të makinave.

Video

Komentatori Kosovar Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë. Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjesht të çmendura.

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme