Një burrë i cili po përgatitej të kryente një sulm terrorist është kapur duke parandaluar shpërthimin që mund të sillte viktima. I arrestuari u kap teksa do shpërthente pajisjen, raporton Agence France-Presse.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesit në Rue de la Boétie, në qendër të Parisit, përpara ndërtesës së Bankës së Amerikës.
Hetimi i është besuar seksionit antiterror të brigadës së hetimit kriminal të Parisit dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë e Brendshme.
‘Urime për ndërhyrjen e shpejtë të një ekipi të policisë së prefekturës që bëri të mundur pengimin e një akti të dhunshëm terrorist mbrëmë në Paris. Vigjilenca mbetet më shumë se kurrë në një nivel të lartë’, shkroi Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez në X.






















