Bota 28 Mars 2026, 15:33 Nga VNA

Mijëra protestues në Romë në marshimin “No Kings” kundër luftërave

Ndaje në Whatsapp
Mijëra protestues në Romë në marshimin “No

Qindra organizata sociale, sindikale dhe shoqërore kanë dalë sot në protestë në Romë, në kuadër të manifestimit “No Kings Italia”, që është pjesë e mobilizimit global të fundjavës me sloganin “Together. Kundër mbretërve dhe luftërave të tyre”.

Nga CGIL dhe Arci deri te Askatasuna, në shesh janë bashkuar qindra realitete të ndryshme. Sipas organizatorëve, në protestë kanë aderuar mbi 700 organizata, mes tyre Emergency, Amnesty International, Rrjeti Italian për Paqen dhe Çarmatimin, Baobab Experience, Action Aid, si dhe lëvizje studentore, grupe pro Palestinës, aktivistë për klimën, aktiviste iraniane, kolektive transfeministe, qendra sociale dhe grupe anarkiste.

Ky front i gjerë dhe i larmishëm synon të sjellë në shesh më shumë se 15 mijë pjesëmarrës, shifër që ishte parashikuar fillimisht nga organizatorët. Protestuesit kanë mbërritur në Romë me autobusë dhe trena nga e gjithë Italia.

Ndërkohë, për mbarëvajtjen e protestës është vendosur një aparat i madh sigurie, me mbi një mijë efektivë policie të angazhuar në kryeqytetin italian.

Video

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Do ta hapim partinë sa të mbarojmë punë me përjashtimet.

Dubai është përfshirë nga një stuhi e fuqishme. Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, re të dendura, vetëtima të shpeshta dhe reshje intensive kanë përfshirë zonën, duke treguar për kushte të rënda atmosferike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme