Bota 29 Mars 2026, 14:28 Nga VNA

Dhjetë britanikë arrestohen në Dubai pasi filmuan sulmet me raketa dhe dronë

Ndaje në Whatsapp
Dhjetë britanikë arrestohen në Dubai pasi filmuan sulmet me

Të paktën dhjetë shtetas britanikë janë arrestuar në Dubai pasi kanë filmuar dhe fotografuar sulmet me raketa dhe dronë, raportoi televizioni britanik Sky News. Sipas të njëjtit raport, pesë prej tyre janë liruar më pas nga autoritetet.

Pas incidentit, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar në rrjetet sociale qytetarët që udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për rregullat e rrepta mbi publikimin e materialeve në internet.

Sipas autoriteteve britanike, në Emiratet e Bashkuara Arabe është e paligjshme të publikosh në internet video apo fotografi që kritikojnë qeverinë, kompanitë ose individët e vendit, apo që lidhen me incidente të ndodhura në territorin e tyre. Po ashtu, materiale që konsiderohen fyese, tallëse apo jo të ndjeshme nga ana kulturore mund të cilësohen si shkelje e ligjit.

Megjithatë, organizata “Të ndaluarit në Dubai” ka raportuar se numri i personave të arrestuar mund të jetë shumë më i lartë. Drejtoresha ekzekutive e saj, Radha Stirling, tha se shifra reale mund të jetë midis 50 dhe 70 personave, ndërsa paralajmëroi se numri mund të rritet edhe më shumë.

Sipas saj, është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i arrestimeve, pasi jo të gjithë qytetarët e ndaluar kontaktojnë ambasadat e tyre dhe shumë raste bëhen të njohura vetëm pasi personat largohen nga vendi dhe janë të lirë të flasin publikisht.

Video

Më 26–27 mars, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman janë regjistruar reshje të dendura shiu dhe përmbytje të papritura. Në Dubai, rrugët janë kthyer në përrenj urbanë, duke bllokuar automjete dhe duke ngarkuar sistemet e kanalizimeve. Autoritetet po përdorin pompa emergjente për të normalizuar situatën. Ndërkohë, në Oman, përmbytjet e menjëhershme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona malore.

Ekskluzive – 102 kontejnerët me mbetje toksike të kompanisë Kurum International po zhvendosen nga Porto Romano drejt një vendndodhjeje tjetër nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Operacioni po kryhet nën masa të rrepta sigurie për shkak të rrezikshmërisë së mbetjeve. Kontejnerët u kthyen në Shqipëri pasi Basel Action Network ngriti alarmin se përmbanin mbetje toksike. Hetimi i Prokuroria e Durrësit ka çuar në 35 masa sigurie.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit pasi është filmuar pranë Ngushticës së Hormuzit, një zonë shumë e ndjeshme strategjikisht në Iran. Në pamje shihet një vajzë që luan në një lëkundëse buzë detit, ndërsa në sfond duken shpërthime dhe kolona të mëdha tymi, si pasojë e sulmeve.

Fjalë zemre nga ai që ka përgjegjësinë për çmimin e karburantit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme