Sport 28 Mars 2026, 19:04 Nga VNA

Prapaskenat me Silvinjon, Duka shpreson ta “shkarkojë” Rama dhe të shpëtojë nga menaxherët

Ndaje në Whatsapp
Prapaskenat me Silvinjon, Duka shpreson ta “shkarkojë” Rama dhe

Shqipëria luan ndeshjen miqësore kundër Ukrainës më 31 mars në Valencia dhe mund të jetë e fundit për Silvinjon dhe stafin e tij! Ai që kërkon të ndodhë kështu është pikërisht Duka, i cili asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq i pafuqishëm përballë një trajneri të Kombëtares.

Teorikisht duhej të ishte ai që vendoste për fatin e trajnerit të kombëtares ashtu siç ka bërë me tetë paraardhës të tij! Sepse e vërteta është që për Sulejman Demollarin, Giuseppe Dossena, Hans Peter Briegel, Otto Baric, Arie Haan, Josip Kuze, Gianni De Biasi, Cristian Panucci ka vendosur Duka!

Me Silvinjon është ndryshe! Vendos Edi Rama! Po, trajneri është de facto ekskluzivitet i kryeministrit, i cili me një vendim të paprecedentë qeverie ka vendosur edhe që t’i paguajë gjysmën e kontratës prej 1.5 milionë euro.

Prandaj Dukës kjo nuk i pëlqen! Ndaj edhe “spin doctorët” e tij mbushën portalet se “Silvinjo e ka mbyllur historinë me Shqipërinë”. Trajnerit brazilian i skadon kontrata më 1 gusht dhe Duka po përpiqet t’i çojë mesazh Ramës se duhet ndryshim!

Mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë kjo gjë apo jo! Fakt është se trajneri është në duart e një kompanie e cila po imponohet mbi shumë lojtarë të kombëtares të firmosin me të!

Kjo është edhe arsyeja që Dukës i ka sosur durimi… Kjo shpjegon edhe pse Muçi dhe Mehmeti nuk luajnë!

Bëhet fjalë për të njëjtët njerëz që i siguronin Ramës takime me Ronaldon e Bufon në kohën e tërmetit, ku çonte fëmijë fatkeqë për propagandë, të cilëve tani duke mbajtur Silvinjon në stol dhe duke i paguar rrogën, po iu kthen nderet.

Ndërsa sa për pavarësinë e federatës, Duka e ka humbur atë që kur vendosi të bëjë kompromis për të ruajtur postin e presidentit. Ishte koha kur Rama i sulte Veliajn dhe pastaj e ndihmonte të mbyllte proceset gjyqësore…

Video

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Do ta hapim partinë sa të mbarojmë punë me përjashtimet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme