Kronika 28 March 2026, 18:08 Nga VNA

“Ja çfarë pritet nga ekspertimi i celularëve”- Gazetarja Klodiana Lala rrëfen hetimet e SPAK për Ballukun: Biznesmenët kanë folur me zyrtarët për tenderë, në banesën e Ilir Shtufit…

Ndaje në Whatsapp
“Ja çfarë pritet nga ekspertimi i celularëve”-

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje të reja nga hetimet që po bëhen prej SPAK-ut për dosjen e ish-zv/kryeministres së shkarkuar, pezulluar dhe e pandehur nga drejtësia për abuzim me detyrën dhe përcaktim tenderësh, Belinda Balluku.

Ajo shpjegoi se bazuar edhe në një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria po operon me ekspertimin e dokumenteve, celularëve, pajisjeve dhe provave të tjera të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në dhjetor 2025 dhe janar 2026 në banesat dhe zyrat e shumë biznesmenëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Mes banesave të kontrolluara për 12 orë ka qenë edhe ajo e biznesmenit Ilir Shtufi. SPAK beson se në telefonat e sekuestruar, dhjetëra prej tyre, ka biseda mes investitorëve për përcaktim tenderësh me zyrtarët e Infrastrukturës.

Kontrolle dhe hetime janë bërë edhe tek zyrtaret e dikasterit.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim në lidhje me procesin e provave të reja, për një vendim të mëparshëm duke orientuar SPAK se ku duhet të veprojë dhe hetojë dhe kjo kryesisht me kontrollet e kryera fundvitin e kaluar, në dhjetor dhe më pas në janar të këtij viti. Ka pasur kontrolle të shumta dhe sekuestrime, si te banesa e Ilir Shtufit, që ka zgjatur 12 orë, pra kontroll i detajuar në banesën e biznesmenit”, tha Lala për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”.

Por çfarë pret SPAK të gjejë nga ekspertimi i celularëve?

 

“Gjithashtu edhe kontrolli dhe ekspertimi i celularëve të bllokuar, pasi SPAK thekson se kemi dyshime se biznesmenët kanë komunikuar mes tyre dhe zyrtarëve të Infrastrukturës dhe Energjisë, për të paracaktuar tendera. Ndaj janë sekuestruar dhjetëra celularë, dokumentacione, lap-topë, Shtufit për shembull i janë sekuestruar. Por jo vetëm kaq edhe te zyrtarë, si te shefja e kabinetit në ministri, por edhe te Erald Elezi, Gentian Gjyli dhe të tjerë”, shpjegoi gazetarja .

Dhe synimi kryesor i Prokurorisë mbetet gjetja e provave të reja për akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe të tjerëve. Ata dyshojnë se ka elementë me rëndësi gjatë bisedave, por edhe në dokumente.

“Qëllimi i këtyre hetimeve, sekuestrimit të dhjetëra celularëve dhe pajisjeve të tjera e dokumenteve, është gjetja e provave të reja që do i shërbejnë hetimit në tërësi”, deklaroi Lala.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme