Barcelona ka hedhur sytë nga Fisnik Asllani lojtari 22-vjeccar i përfaqësues së Kosovës. Kjo konfirmohet nga agjenti i tij Ayman Dahmani, që ka pranuar kontaktet me klubin katalanas për një mundësi transferimi në verë.
Me kontratë deri në vitin 2029, Fisnik Asllani po tregon formë të madhe këtë sezon me Hoffenheim. Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 28 ndeshje në total për të gjitha garat, ndërsa me përfaqësuesen e Kosovës ka realizuar katër gola në shtatë takimet e fundit. Këto paraqitje kanë tërhequr interesin e disa klubeve evropiane.
Në Barcelonë po kërkojnë sulmues për sezonin e ardhshëm, dhe Mundo Deportivo raporton se objektivi kryesor është Julián Álvarez, por Atlético de Madrid nuk do të lejojë largimin e lehtë të argjentinasit. Fisnik Asllani mund të jetë një alternativë më e lirë dhe më e re, megjithëse ende pa provuar në një ekip të madh.






















