Politika 28 March 2026, 18:52 Nga VNA

Mazniku prezanton 4 skenare për reformën territoriale...me ose pa PD

Ndaje në Whatsapp
Mazniku prezanton 4 skenare për reformën territoriale...me ose pa PD


PS është e vendosur t'a kryejë reformën territoriale me ose pa PD, me dy votime, një në korrik e një në tetor.
Skenari 1.
Harta aktuale ndryshon pak (duke ju shkrirë vetëm disa bashki shumë të vogla) dhe reforma është e thellë në shpërndarjen e kompetencave mes bashkisë dhe qeverisë.
Skenari 2.
Ndërtohen super bashkitë të cilat bashkojnë disa qytete duke e reduktuar ndjeshëm numrin e bashkive.
Skenari 3.
Forcohen qarqet pa ndryshuar kufijtë e bashkive sot. Qarku të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli.
Skenari 4.
Skenari i 4 rajoneve. I cili është qeverisja ombrellë e disa bashkive. Rajoni merr vendime për investime, financim të jashtëm, siguri, emergjenca civile, etj.
Rama nuk ka shfaqur asnjë preferencë në mbledhje për këta skenarëve por ka këmbëngulur se çdo variant do të shihet hap pas hapi me opozitën.
Nëse ajo nuk bashkëpunon, do të aplikohet skema e zhbllokimit të komisionit. Votimi pritet të bëhet me dy faza:
Struktura në korrik dhe ndarja gjeografike territoriale më tetor, për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme