Sport 30 Mars 2026, 09:57 Nga VNA

Qeveria e Kosovës shpërblen Kombëtaren: 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë, 1 milion euro në rast kualifikimi në Botëror

Ndaje në Whatsapp
Qeveria e Kosovës shpërblen Kombëtaren: 500 mijë euro pas

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren “Dardane”, pas fitores historike në gjysmëfinalen e play off-it ndaj Sllovakisë në Bratislavë. Triumfi që i afron djemtë e Primož Gliha-s një hap më pranë Kampionatit Botëror 2026, është cilësuar si një nga sukseset më të mëdha të futbollit kosovar.

Sfida vendimtare do të zhvillohet në Prishtinë kundër Turqisë, ku qeveria ka premtuar 1 milion euro shpërblim në rast fitoreje që do t’i dërgonte Dardanët për herë të parë në një Botëror.

Kryeministri Albin Kurti, në deklaratën e tij, e cilësoi triumfin në Bratislavë si një moment historik:

“Triumfi në kuadër të play off-it për Botërorin 2026 është dëshmi e rangut botëror të futbollistëve tanë. Në nëntor ndamë 250 mijë euro për sigurimin e play off-it dhe zotuam edhe 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë – premtim që po e realizojmë sot.”

Kurti shtoi se synimi është kualifikimi:

“Uroj që djemtë tanë të fitojnë finalen e madhe të play off-it dhe ta shkruajnë emrin në historinë e futbollit të Kosovës si të parët që e çojnë vendin në Botëror. Një kualifikim do të ishte mënyra më domethënëse për të shënuar 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.”

Ai premtoi shpërblime edhe më të mëdha në rast të sukseseve në SHBA:

“Nëse kualifikohemi, do të ndajmë edhe 1 milion euro të tjera për ekipin. E po ashtu, për sukseset që mund të pasojnë në kampionatin botëror do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja.”

Ndeshja vendimtare kundër Turqisë pritet të zhvillohet përpara një atmosfere elektrizuese në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa entuziazmi për një kualifikim historik është më i larti ndonjëherë.

Video

Parlamenti i Izraelit, Knesset, ka miratuar një ligj që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për vrasjen e izraelitëve. Pamjet e publikuara nga brenda parlamentit tregojnë Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe anëtarë të partisë së tij Otzma Yehudit duke festuar miratimin e këtij ligji. Projektligji në fjalë ka qenë një kërkesë e hershme e kësaj force politike, por ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta si në Izrael, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Qielli bëhet i kuq i ndezur në Australinë Perëndimore përpara ciklonit tropikal Narelle.

Edhe më ha edhe më djeg…

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para Parlamentit teksa pritet të nisë seanca parlamentare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme