Sport 28 Mars 2026, 22:00 Nga VNA

Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagreb, ja ku do shkojë

Ndaje në Whatsapp
Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagreb, ja ku do shkojë

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha do të largohet nga Dinamo Zagrebi në fund të sezonit.

Për Hoxhën është raportuar se ka pasur interes nga klube të mëdha si Galatasaray, Fenerbahçe apo Hull City, po mesfushori nga Kosova do të bëjë një lëvizje befasuese.

Ai pritet të vazhdojë karrierën në Poloni, te skuadra e Widzew Lodzit ku kanë arritur një marrëveshje paraprake, e cila mund të ndërprehet në rast se WidzeW bie në ligë të dytë të Polonisë.

Këtë sezon, Hoxha ka shënuar 6 gola dhe 3 asiste në 24 ndeshje me Dinamon e Zagrebit. Hoxha ishte dhe autori i golit të Shqipërisë në ndeshjen me Poloninë e cila përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Polakët.

Video

Një video e dërguar në redaksinë e VNA tregon gjendjen e rrugës bregdetare në Borsh, e cila u shtrua me nxitim nga Bashkia Himarë pas paralajmërimit për protestë nga bizneset dhe banorët. Sipas tyre, rruga u mbulua vetëm me rërë bituminoze dhe investimi u shkatërrua nga shiu i parë, duke lënë sërish baltë dhe gropa në prag të sezonit turistik. Banorët paralajmërojnë kallëzim penal në SPAK, pasi dyshojnë për shkelje në tender dhe cilësinë e punimeve.

Kur të ulin nga fundi por ti mbahesh fort se ke Zegjinenë afër.

Kur të kap ngashërimi dhe del në radhë të parë që të kapë pak dhe kamera…

Do ta hapim partinë sa të mbarojmë punë me përjashtimet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme