Politika 1 April 2026, 17:29 Nga VNA

Nga Gjykata Kushtetuese te Banka e Shqipërisë: PS promovon kandidaten e saj Holta Zaçaj

Ndaje në Whatsapp

Nga Gjykata Kushtetuese te Banka e Shqipërisë: PS promovon kandidaten

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, është zgjedhur zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të institucionit dhe me propozim të guvernatorit Gent Sejko.

Emërimi vjen vetëm pak javë pasi Zaçaj u bë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, së bashku me Ervin Meten, Selami Xhepën dhe Jonida Priftin, në një proces ku ajo kishte edhe mbështetjen e Partisë Socialiste.

Holta Zaçaj ishte mbështetëse e qartë e PS për Gjykatën Kushtetuese dhe për disa vite drejtoi këtë institucion në një periudhë kur qeveria kishte përballë disa çështje të rëndësishme kushtetuese. Tani, pasi përfundoi kapitullin në krye të Kushtetueses, ajo kalon në një nga postet më të rëndësishme të Bankës së Shqipërisë.

Pra, nga institucioni që interpreton Kushtetutën, në institucionin që mbikëqyr stabilitetin financiar të vendit. Një kalim i shpejtë nga një karrige e lartë shtetërore në një tjetër, që për shumëkënd përmbledh mënyrën se si funksionon karriera e zyrtarëve të afërt me pushtetin: pasi i shërben qeverisë në një institucion kyç, dera e një posti tjetër të rëndësishëm hapet pothuajse menjëherë.

Kështu, pas rolit të saj në krye të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj pritet tani të japë kontributin e radhës – këtë herë në Bankën e Shqipërisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme