Sport 30 Mars 2026, 18:42 Nga VNA

‘Fadil Vokrri’, fortesë për Kosovën, tetë ndeshje radhazi pa humbje

Ndaje në Whatsapp
‘Fadil Vokrri’, fortesë për Kosovën, tetë

‘Fadil Vokrri’, fortesë për Kosovën, tetë ndeshje radhazi pa humbje

Kosova do të luajë ndaj Turqisë në kuadër të finales së play-off-it për Kupën e Botës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Dardanët vijnë pas fitores së madhe si mysafir ndaj Sllovakisë (4-3), ndërsa Turqia e mposhti në shtëpi Rumaninë (1-0).

Kosova kthehet të luajë në ‘Fadil Vokrri’ pas tre muajsh, ku ndeshja e fundit ishte ajo ndaj Zvicrës me rezultat 1-1.

Dardanët në shtëpi kanë arritur rezultate mjaft të mira, ku në tetë ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore dhe dy barazime.

Pas asaj humbjeje me Rumaninë me rezultat 3-0 më 6 shtator 2024, e vlefshme për Ligën e Kombeve, që ishte e para e Franco Fodës si ndeshje zyrtare, nga atëherë Dardanët nuk njohin humbje.

Vijnë fitoret ndaj Qipros (3-0) dhe Lituanisë (1-0), për të kaluar tek ajo e play-off-it ndaj Islandës me rezultatin 2-1.

Në qershor vijnë edhe dy miqësoret e fituara ndaj Armenisë (5-2) dhe Komoreve (4-2).

Fitore e madhe ndaj Suedisë me rezultat 2-0, ndërsa edhe dy barazime kundër Sllovenisë (0-0) dhe Zvicrës (1-1).

Pra, Kosova në ndeshjen e së martës e ka edhe avantazhin e fushës, që me Franco Fodën është kthyer në një fortesë të pathyer.

Video

Parlamenti i Izraelit, Knesset, ka miratuar një ligj që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për vrasjen e izraelitëve. Pamjet e publikuara nga brenda parlamentit tregojnë Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe anëtarë të partisë së tij Otzma Yehudit duke festuar miratimin e këtij ligji. Projektligji në fjalë ka qenë një kërkesë e hershme e kësaj force politike, por ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta si në Izrael, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Qielli bëhet i kuq i ndezur në Australinë Perëndimore përpara ciklonit tropikal Narelle.

Edhe më ha edhe më djeg…

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para Parlamentit teksa pritet të nisë seanca parlamentare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme