Bota 1 Prill 2026, 18:05 Nga VNA

Ministria e Jashtme e Iranit: Nuk kemi kërkuar armëpushim nga SHBA

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Jashtme e Iranit: Nuk kemi kërkuar armëpushim nga SHBA

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se pretendimi i Presidentit Donald Trump se vendi ka kërkuar armëpushim është ‘i rremë dhe i pabazë’.

Televizioni shtetëror iranian raporton se komentet janë thënë nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Esmaeil Baqaei.

Kjo vjen pasi Trump tha më parë në një postim në Truth Social se:

‘Presidenti i Ri i Regjimit të Iranit’, të cilin ai nuk e përmendi, kishte kërkuar një armëpushim dhe se ai do ta shqyrtonte atë “kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e pastër’, por kwto deklarata tw Donald Trump janw pwrgwnjeshtruar nga Ministria e Jashtme e Iranit.

Video

Qytetarët në qytetin Haifa, në veri të Izraelit, u panë duke vrapuar drejt një stacioni metroje nëntokësor për t’u strehuar, pasi sirenat paralajmëruese sinjalizuan raketa të ardhura nga Irani. Sipas ushtrisë izraelite, më 31 mars Irani lëshoi disa valë raketash drejt territorit të Izraelit, duke aktivizuar sistemin e alarmit në disa zona të vendit. Pamjet tregojnë banorë që nxitojnë të futen në hapësira nëntokësore për t’u mbrojtur nga sulmet, një skenë që është bërë gjithnjë e më e zakonshme në Izrael që nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin dhe aleatët e tij në rajon.

Nuk punon asnjë sistem elektronik për biznesin, ama siguria kibernetike funksionon shkëlqyer.

Tifozi i Kosovës shpërthen në lot pas humbjes me Turqinë

Dashuria e parë nuk harrohet

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme