Bota 31 Mars 2026, 19:42 Nga VNA

‘Nxirreni jashtë që nesër’: Steve Bannon bën thirrje që Yair Netanyahu të deportohet nga SHBA

Ndaje në Whatsapp
‘Nxirreni jashtë që nesër’: Steve Bannon bën

Steve Bannon, ish-këshilltar i Donald Trump dhe një figurë kyçe në lëvizjen MAGA, ka bërë thirrje që Department of Homeland Security të dëbojë nga SHBA djalin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu, dhe ta dërgojë të luftojë në Iran.

‘Djali i Netanyahut në Miami, nxirreni jashtë nesër,’ tha Bannon.
‘Ku është DHS kur të duhet? Kthejeni mbrapsht. Vishini uniformën. Le të jetë në valën e parë.’

As Yair dhe as Avner Netanyahu, djali i dytë i kryeministrit, nuk kanë shërbyer në ushtrinë izraelite (IDF). Megjithatë, Avner mban një profil shumë më të ulët se vëllai i tij, i cili është përballur me kritika për disa polemika dhe qëndrime të forta publike.

Video

Gazetarja amerikane Shelly Kittleson është rrëmbyer përkohësisht në Bagdad dhe më pas është liruar falë ndërhyrjes së forcave të sigurisë irakiane. Sipas raportimeve, Kittleson, e cila bashkëpunon me disa media ndërkombëtare dhe me gazetën italiane “Il Foglio”, u sulmua në një rrugë të kryeqytetit irakian. Pamjet e një kamere sigurie tregojnë momentin kur dy persona i afrohen dhe e tërheqin me forcë drejt një makine të ndaluar pranë trotuarit, duke e futur brenda saj. Autoritetet irakiane reaguan menjëherë dhe arritën të ndalojnë një nga rrëmbyesit, ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim. Falë operacionit, gazetarja u lirua dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Kosova pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar në minutën e ‘29, por goditja e Asllanit përfundoi në traversë.

Momenti kur e kupton që duhet të qeshësh dhe kur të krahasojnë me halen.

Sot rival, por gjithmonë miq. Një lokal në Sheshi Zahir Pajaziti ka vendosur një gjest shumë të bukur për tifozët turq. Kafe dhe çaj falas për të gjithë ata që vijnë për ndeshjen. Një mesazh i thjeshtë, por me shumë domethënie. “Ju keni qenë pranë nesh në vitin 1999, sot është radha jonë të tregojmë mirënjohje”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme