Bota 31 Mars 2026, 12:46 Nga VNA

Përplasjet për Iranin krijojnë tensione në bashkëpunimin e sigurisë mes SHBA dhe Britanisë

Ndaje në Whatsapp

Përplasjet për Iranin krijojnë tensione në

Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit britanik Keir Starmer për luftën në Iran kanë filluar të krijojnë çarje në bashkëpunimin e sigurisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, raporton Financial Times.

Sipas burimeve të njohura me situatën, kritikat publike të Trump ndaj Starmer — të cilin e ka ironizuar duke thënë se “nuk është Winston Churchill” dhe se përpiqet “t’i bashkohet luftërave pasi ne i kemi fituar” — kanë krijuar një klimë të ftohtë edhe në marrëdhëniet mes diplomatëve, zyrtarëve dhe personelit ushtarak të dy vendeve.

Një nga shenjat e para të këtij tensioni është fakti që disa zyrtarë amerikanë të caktuar në departamente të qeverisë britanike po përjashtohen nga takimet kur diskutohen informacione sensitive, diçka që më parë nuk ndodhte.

Po ashtu, sipas burimeve në Uashington, Britania po merr më shumë kohë për të miratuar kërkesat e SHBA-së për përdorimin e bazave ushtarake britanike, si baza ajrore RAF Fairford në Gloucestershire. Në të kaluarën këto kërkesa miratoheshin pothuajse automatikisht, ndërsa tani procedurat janë bërë më të ndërlikuara.

Një pikë e veçantë tensioni ishte hezitimi i Starmer për të lejuar përdorimin e bazave britanike nga SHBA për sulmet fillestare kundër Iranit. Sipas një ish-zyrtari të lartë britanik, kjo ka bërë që kryeministri britanik të jetë ndër liderët europianë që Trump e kritikon më fort për çështjen e Iranit.

Megjithatë, zyrtarët britanikë insistojnë se politika e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk ka ndryshuar. Sipas tyre, çdo operacion amerikan që kërkon përdorimin e bazave në territorin britanik shqyrtohet rast pas rasti, në përputhje me marrëveshjet kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullojnë praninë ushtarake amerikane në vend.

Diplomatët britanikë thonë gjithashtu se komunikimi me Shtëpinë e Bardhë është bërë më i vështirë gjatë mandatit të dytë të Trump, pasi vendimmarrja është përqendruar në një rreth shumë të ngushtë këshilltarësh.

Megjithatë, disa zyrtarë dhe analistë theksojnë se bashkëpunimi praktik në nivel ushtarak dhe të inteligjencës mes dy vendeve vazhdon pothuajse si më parë. Ish-këshilltari britanik për sigurinë kombëtare, Peter Ricketts, u shpreh se marrëdhënia anglo-amerikane funksionon sipas “parimit të ajsbergut”: pjesa më e madhe e bashkëpunimit zhvillohet larg vëmendjes publike dhe mbetet e paprekur nga tensionet politike në sipërfaqe.

Video

Momenti kur e kupton që duhet të qeshësh dhe kur të krahasojnë me halen.

Sot rival, por gjithmonë miq. Një lokal në Sheshi Zahir Pajaziti ka vendosur një gjest shumë të bukur për tifozët turq. Kafe dhe çaj falas për të gjithë ata që vijnë për ndeshjen. Një mesazh i thjeshtë, por me shumë domethënie. “Ju keni qenë pranë nesh në vitin 1999, sot është radha jonë të tregojmë mirënjohje”

Fjalë zemre nga një tjetër Erion që do Bashkinë e Tiranës.

Gati të nisë ceremonia për prezantimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme